Bejl-De Gea, shkëmbimi i bujshëm në aksin Madrid-Mançester

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 4, 2018 | 11:10

Bejl-De Gea, shkëmbimi i bujshëm në aksin Madrid-Mançester

Sipas britanikëve të “Daily Star”, dy klube të mëdha europiane po përgatisin një shkëmbim, që do të ishte ndër më të bujshmit të merkatos në vitet e fundit. Aksi i përfolur është ai që lidh Mançesterin (spondën Junajtid) me Madridin e Zinedin Zidan. “Los Blancos” me sa duket janë lodhur nga dëmtimet e shumta të Garet Bejlit dhe po mendojnë ta transferojnë te “Red Devils” duke kërkuar në shkëmbim portierin David De Gea.

Bejl De Gea

Shkas, përveç mungesave të uellsianit për arsye dëmtimit, është edhe mosha e Keilor Navasit me Florentino Perezin, që kërkon një zëvendësues në lartësinë e portës së Realit. Cilësitë dhe mosha e spanjollit, përbëjnë një profil ideal për madrilenët, ndërkohë që nuk dihet ende qëndrimi i Murinjos.

Për momentin, me merkaton e mbyllur rreziku është i ulët, por sidoqoftë, trajneri portugez e konsideron portierin një pikë kyçe të formacionit dhe vështirë se do të lejonte një shkëmbim kokë më kokë, sidomos edhe për faktin që në Mançester nuk kanë një alternativë të denjë për marrë vendin e 27-vjeçarit të formuar në ekipet zinxhir të Atletikos së Madridit.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"