Bejl: Ai është një nga arsyet kryesore pse erdha tek Totenhemi, Murinjo di më mirë se kushdo tjetër të fitojë trofe

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 20, 2020 | 15:21

Bejl: Ai është një nga arsyet kryesore pse erdha tek Totenhemi, Murinjo di më mirë se kushdo tjetër të fitojë trofe

Garet Bejl ka thënë se Hoze Murinjo është një nga arsyet pse u rikthye tek Totenhemi. Uellsiani kompletoi rikthimin në Premier Ligë nga Real Madridi në huazim 1-vjeçar.

murinjo

Bejl është i emocionuar të punojë me Murinjon dhe është besimplotë se Totenemi do fitojë trofe nën drejtimin e portugezit. “Ai më ka folur për disa pozicione në fushë ku dëshiron të më aktivizojë, dhe unë jam i lumtur për këtë gjë. Murinjo është një nga arsyet kryesore pse erdha këtu. Ne duhet të fitojmë trofe dhe ai di si ta bëjë më mirë se kushdo tjetër.

E di që çdo tifoz i Totenhemit është i dëshpëruar për një trofe dhe ne do bëjmë të pamundurën për këtë gjë” tha Bejl për “BT Sport”.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"