“Bëja sherre me trajnerin, sepse ishte inatçi.” Memushaj rrëfen sezonin e vështirë te Benevento

Panorama Sport | Gazeta me e shitur sportive ne vend

Postuar: Gusht 24, 2018 | 14:27

“Bëja sherre me trajnerin, sepse ishte inatçi.” Memushaj rrëfen sezonin e vështirë te Benevento

Ledian Memushaj cilësohet si një element i rëndësishëm për skuadrën e Peskarës këtë sezon, dhe në një konferencë në Itali, është mesfushori shqiptar që flet për këtë edicion të ri, si edhe për periudhën jo fort të mirë që kaloi tek Benevento një vit më parë, ku pati përplasje edhe me trajnerin De Zerbi.

Memushaj

“Këtë sezon nuk kemi një apo dy liderë në ekip, janë disa, dhe është gjë e mirë sepse na duhen. Kampionati këtë vit është i fortë, dhe me këmbët në tokë dhe kokën ulur, duhet të shohim ndeshje pas ndeshje, pasi kemi edhe shumë të rinj në ekip. Në fund të sezonit të kaluar po shpresoja që të kthehesha përsëri këtu, dhe është shumë bukur. Çfarë nuk shkoi me De Zerbin? Unë dhe ai kemi karaktere të njëjta. Kishim disa sherre, pasi ai është pak inatçi, gjithsesi, ai ka cilësi mjaft të mira. Këtu te Peskara, gëzohem që gjeta sërish zotin Pilon. Nuk kam pasur shumë fat, por me të tek Karpi bëra një sezon fantastik. Penalltitë? Jo, nuk do i godas unë. Kam bërë një operacion në kavilje, dhe nuk jam ende në formën time më të mirë.” – u shpreh Memushaj.






www.minuta90.com