“Bëj prova në stërvitje, pres të dal në pozicion”, Limaj: Derbi i parë për mua, e kam ndjekur çdo ndeshje

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 17, 2021 | 22:17

“Bëj prova në stërvitje, pres të dal në pozicion”, Limaj: Derbi i parë për mua, e kam ndjekur çdo ndeshje

Vesel Limaj u bë protagonist absolut mbrëmjen e sotme në sfidën ndaj Teutës duke shënuar një supergol nga goditja e dënimit. Pas ndeshjes, Limaj u shpreh:

limajjjj

Goli: ”Bëj prova të tilla në stërvitej dhe sot e bëra gol. Godas për gjysmë ore portën, rëndësi për mua është të kaloj murin dhe të shkojë në kuadrat. Çdo ndeshje dua të godas portën, por nuk mund të godas nga çdo pozicion duhet të pres të dal në pozicion”.

Pozicioni: ”Këtë javë kemi pasur shumë mungesa, unë dhe Totre jemi njësoj si lojtar dhe kjo vendosje me 5 mbrojtës na jep pak ma hapësirë.

Derbi: ”Kam vite në Shqipëri, e kam ndjekur çdo herë derbin. Është derbi i parë për mua, do ketë emocione, por jemi gati. Partizani në trysni? Derbi është diçka tjetër, normalisht që janë të motivuar nuk kam çfarë them”, u shpreh Limaj.

PANORAMASPORT.AL

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"