Behrami te Hamburgu për 4.5 mln €, do firmosë për 3 vite

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 1, 2014 | 15:23

Behrami te Hamburgu për 4.5 mln €, do firmosë për 3 vite

BehramiE ardhmja e Valon Behramit nuk do të jetë as Interi dhe as Atletiko e Madridit, por Bundesliga. Mesfushori kosovar i Napolit do të jetë një lojtar i Hamburgut, dhe zyrtarizimin e marrëveshjes e mban peng vetëm firma, e cila është çështje orësh. 29-vjeçari, i cili kërkohej me ngulm tek Interi nga ishtrajneri i tij te Napoli, Valter Maxarri, i ka kaluar me sukses vizitat mjekësore në Hamburg. Ylli i Kombëtares zvicerane do të firmosë një kontratë deri në vitin 2017 dhe në arkat e Napolit gjermanët do të derdhin 4.5 milionë euro. Nëse gjithçka shkon sipas planit, Behrami sot do t’i bashkohet pjesës tjetër të skuadrës në Shteger Bah të Austrisë, ku po kryhet faza përgatitore. Kjo lëvizje i hap derën transferimit të Van der Vartit, i cili për shkak të rrogës së lartë pritet të shkojë te QPR-ja.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"