Behrami nuk bëhet shok skuadre me Lenjanin e Kukelin, kthehet në Itali

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 16, 2017 | 21:15

Behrami nuk bëhet shok skuadre me Lenjanin e Kukelin, kthehet në Itali

Valon Behramin nuk e ka tërhequr ideja për të luajtur në kampionatin zviceran ët futbollit vitet e fundit të karrierës së tij. Mesfushori i cili përfaqëson Zvicrën në arenën ndërkombëtare, i ka dhënë sot lamtumirën kampionatit anglez dhe Uotfordit, për t’u kthyer në Itali ku për herë të fundit kishte luajtur në vitin 2014.

2FA05AB600000578-0-image-a-33_1451670781295

32-vjeçari ka nënshkruar për dy vite me Udinezen, me të drejtën e rinovimit për një tjetër edicion. Për të, Udineze do të jetë klubi i 6 italian në karrierë, pasi më parë ka veshur fanellën e Xhenoas, Veronës, Lacios, Fiorentinës dhe Napolit.

behrami

Paolo Tramexani e kërkoi prej dy muajsh me ngulm Behramin, duke e ftuar te Sioni ku do të ishte shok skuadre me Ermir Lenjanin dhe Burim Kukelin. Por Behrami në fund zgjodhi të mos shkonte në Zvicër, duke e cilësuar atë si hapin e fundit të karrierës së tij.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"