Behrami monumental: Nejmar provokon në fushë, bie nëse e prek

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 18, 2018 | 10:11

Behrami monumental: Nejmar provokon në fushë, bie nëse e prek

Mesfushori i Zvicrës, Valon Behrami, ishte një nga më të dalluarit në sfidën e djeshme, duke “futur në xhep”, yllin brazilian Nejmar. Në prononcimin pas ndeshjes shqiptari nga Mitrovica tregoi se Nejmar provokonte gjithmonë dhe rrëzohej sapo e prekje pak. Mesfushori shpjegon se u zëvendësua për shkak se kishte problem muskulor dhe ka nevojë për 2 ditë pushim.

346000775-587x392

“Unë bëra punën time dhe në fund ia arritëm qëllimit të merrnim rezultat pozitiv. Brazili krijoi volum të madh loje, ndërsa Nejmari ishte gjithë kohës i shtrirë në tokë. Ai gjithmonë provokon, nëse e prek pak rrëzohet dhe bën që të duket si diçka e rëndë. Diçka shumë e keqe, sepse është një lojtar i madh, nga më të mirët, ndaj të cilit kam luajtur.

Behrami Nejmar

Kur bën një faull, nuk do të thotë se gjithmonë lojtari kundërshtar dëmtohet. Loja vazhdon. Unë këtë stil loje kam, këtë mentalitet, ndryshe nga Nejmar. U zëvendësova, sepse kisha probleme muskulore.  Kam marrë një goditje dhe të shohim si do të shkojë situata. Shpresoj të jem ndaj Serbisë. Jam 33 vjeç dhe kam nevojë për të paktën dy ditë pushim. Ndeshja me Serbinë do të jetë shumë e rëndësishme. Shpresoj të luaj dhe të fitojmë”, u shpreh Behrami.

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"