“Bëhem nervoz kur flas me të”, Kasemiro për Zidanin: Është i rëndë, gjithmonë më kërkon…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 7, 2020 | 19:27

“Bëhem nervoz kur flas me të”, Kasemiro për Zidanin: Është i rëndë, gjithmonë më kërkon…

Kasemiro zbulon detaje nga marrëdhënia e tij me trajnerin Zinedin Zidan. Pavarësisht se tekniku francez është një personalitet që vendos raporte shoqërore dhe të ngushta me lojtarët e tij, mesfushori brazilian thotë gjatë një interviste për “The Guardian” se figura e Zizusë është e rëndë në skuadër dhe ai komunikon shpesh me të, duke i kërkuar gjithnjë e më shumë nga vetja.

zidane casemiro

“Edhe sot unë bëhem pak nervoz kur flas me të. I them se ai nuk e imagjinon se çfarë do të thotë për ne, për mua personalisht. Na mundi në finalen e Botërorit 1998, por kjo nuk ndryshon asgjë. Duke e njohur sot, mund të them se e ka merituar atë trofe.

Është i pabesueshëm dhe modest, ashtu siç e shprehte në futbollin e tij. Ai të trajton me shumë dashuri, por është shumë kërkues. Të thotë gjithnjë: ‘Dua më shumë’. Zizu është i rëndë. Ai flet gjithnjë me mua dhe më kërkon më shumë.

15764365299901

Më thotë: ‘Nuk po të kërkoj të bësh diçka që nuk mund ta bësh. Po të kërkoj diçka që mund ta bësh’. Ka shumë besim tek unë”. Në lidhje me ndeshjen me Sitin, Kasemiro pranon se sot do të jetë shumë e vështirë: “Do të jetë shumë, shumë e vështirë, por ne vijmë me shpresë. Kjo fanellë të detyron të fitosh çdo ndeshje, edhe miqësoret”.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"