Begeja: Pësojmë gola naivë, dëmtimi i Hrkaç na dëmtoi shumë. Asgjë nuk është mbyllur ende

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 19, 2018 | 20:10

Begeja: Pësojmë gola naivë, dëmtimi i Hrkaç na dëmtoi shumë. Asgjë nuk është mbyllur ende

Nuk jeni i kënaqur me rezultatin

Për lojën, jam i kënaqur nga skuadra. Kishte dëshirë. Në pjesën e parë, e mbajtëm nën presion, deri kur ata hënuan. Për 25 minuta, vetëm një rast, dhe na ndëshkuan.

E aktivizuat shumë Çyrbjan

Detyrat ishin që ne të sulmonim nga të dyja krahët, duke parë cilësitë e Çyrbjes, doja ta aktivizoja më shumë. Jam i kënaqur nga skuadra, krijuam volum loje. Cilësia kjo është, duhet të punojmë më tepër.

begeja

Mbijetesa duket e vështirë nga sot…

E kam thënë edhe më parë, kjo ndeshje kishte rëndësinë e saj, por kampionati nuk mbyllet këtu. Ka edhe shumë pikë në lojë.

Teuta pëson gola naivë. Ç’ndodh me portierin dhe mbrojtësin…

Konstatim i drejtë. Ne sot luajtëm futboll të mirë, sulmuam duke pas edhe skuadrën mbrapa në ekuilibër. Goli i pësuar ishte naiv. Nuk është hera e parë. Këtë javë kemi punuar. Ndëshkohemi shumë lehtë.

Hrkaç pozicionim i ri, dhe pas daljes së tij, skuadra pëson…

Hrkaç sot luajti në dyshen para mbrojtjes, dhe ishim të kondicionuar edhe nga mungesa e Hilës. Cilësitë e tij dihen. Fati i keq që ai u dëmtua dhe la një boshllëk para mbrojtjes.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"