Befason Shakira, zbulon arsyen e çuditshme përse nuk dëshiron të martohet me Pikenë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 3, 2021 | 17:10

Befason Shakira, zbulon arsyen e çuditshme përse nuk dëshiron të martohet me Pikenë

Shakira nuk dëshiron të martohet me Gerard Pikenë, por kjo s’do të thotë se këngëtarja nuk dëshiron që ta kalojë pjesën tjetër të jetës me të.

Ylli i muzikës u shpreh se martesa e frikëson dhe nuk dëshiron që futbollisti ta shikojë atë si “grua”.

“Të them të drejtën martesa më frikëson. S’dua që ai të më shikojë si grua, por si të dashurën e tij. E dashura e tij, një frut i ndaluar. Dua që të mbajë nën tension, të mendojë se gjithçka është e mundur, në varësi të sjelljes”– tregoi Shakira.

Por është e kuptueshme arsyeja pse këngëtarja ngurron të celebrojë lidhjen e saj.

I dashuri i saj i mëparshëm, Antonio de la Rua, e paditi atë për 250 milion dollarë, dhe pastaj përsëri për 100 milion dollarë, duke pretenduar se ai kishte e menaxhuar me sukses për një dekadë dhe kur ajo i ndërpreu lidhjet e tyre të biznesit kjo i kushtoi atij financiarisht.

Muaj më vonë, në gusht 2013, paditë e De la Rua dhe përpjekja e tij për ti ngrirë pasuritë e saj u hodhën poshtë nga gjykatat.

“Unë kam nisur jetën time dhe nuk mund të jem më e lumtur tani,” tha Shakira në atë kohë. “Shpresoj që kjo të marrë fund.”

Ajo dhe Pike u takuan në pranverën e vitit 2010 pasi ai ishte një nga futbollistët që u shfaq në videoklipin e “Waka Waka”, kënga zyrtare në Kupën e Botës FIFA 2010, që u xhirua në Madrid.

“Unë nuk isha një tifoze futbolli, kështu që se dija se kush ishte ai,“- kujton Shakira në 60 Minutes. “Kur pashë videon, thashë: ‘Ky është i lezetshëm!’ Dhe pastaj dikush vendosi të na prezantojë.”

/Panoramaplus.al

  

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"