Befason presidentja e Kroacisë: Nuk kam mjaftueshëm para për të parë në stadium ndeshjen ndaj Anglisë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 17, 2018 | 18:47

Befason presidentja e Kroacisë: Nuk kam mjaftueshëm para për të parë në stadium ndeshjen ndaj Anglisë

Presidentja e Kroacisë Kolinda Grabar Kitarovi i ka bërë të gjithë për vete në Botërorin “Rusi 2018”, me mbështetjen e madhe që ajo tregoi për kombëtaren kroate. E njohur si një tifozë e zjarrtë, ajo ka befasuar disi duke thënë se nuk beson se do ta ndjekë në stadium ndeshjen midis Anglisë dhe Kroacisë për shkak të financave të saj.

auto_grobar_1542451613-45340141542466201

“Ishte ndeshje e bukur në Botëror, me emocione. I përgëzoj lojtarët dhe trajneri Daliç. Tifozët brohorisnin pa ndalur dhe kjo gjë më pëlqente. Nuk e di nëse do të jem në stadium. Unë do të shkoj për të parë finalen në tenis të Davis Cup dhe dyshoj se mund të kem mjaftueshëm para për të parë edhe këtë ndeshje” – ka thënë ajo.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"