Befason Pipo Inzagi: Dua të luaj ende

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 19, 2018 | 11:30

Befason Pipo Inzagi: Dua të luaj ende

Filipo Inzagi do të debutojë ditën e sotme si trajner i Bolonjës. Shorti e ka vendosur atë përballë Spalit. Ish-sulmuesi i Milanit njihet për pasionin që ka për futbollin.

download (1)

Pas një periudhe të sukseshme me Venecian, tashmë italiani është rikthyer të stërvisë në Seria A, pasi më parë e ka bërë me Milanin. “ Spali është një skuadër e mirë. Jemi të vendosur të fitojmë. Dua që lojtarët e mi të luftojnë për çdo top. E dua ende futbollin dhe kam shumë dëshirë të vrapoj dhe të luaj në fushë me skuadrën”, shprehet Inzagi.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"