Befason Murinjo: E di të ardhmen e Eriksenit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 13, 2020 | 20:26

Befason Murinjo: E di të ardhmen e Eriksenit

Te Totenhemi nuk janë më të bindur se Kristian Eriksen do të vazhdojë të jetë pjesë e skuadrës angleze pas përfundimit të merkatos së janarit.

jose-mourinho-christian-eriksen-tottenham-2019-20_11uks387asgto174fgxeayq8fb

Është vetë trajneri i londinezëve Hoze Murinjo ai që pranon se futbollisti i tij mund të mos luajë më për Totenhemin për sa i përket pjesës së dytë të sezonit.

“Nuk e di nëse ai do të qëndrojë apo jo pas janarit. E di cila do të jetë e ardhmja e tij, por nuk do ta them, sepse është një çështje që nuk më përket mua”, deklaroi fituesi i dy Ligave të Kampioneve Murinjo.

Mediat e huaja kanë raportuar në mënyrë intensive gjatë këtyre ditëve se Eriksen do të jetë lojtari i ri i Interit, pasi menaxheri i tij komunikoi në dy ditët e fundit me drejtuesit zikaltër.

27-vjeçari këmbëngul që të largohet që tani nga Totenhemi.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"