Befason Modriç, shikoni si përgjigjet kur e pyesin për “Topin e Artë”

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 14, 2018 | 19:48

Befason Modriç, shikoni si përgjigjet kur e pyesin për “Topin e Artë”

Luka Modriç është një lider i vërtetë dhe këtë e ka treguar shumë mirë në këtë Botëror me ekipin e tij Kroacinë. Lojtari i Realit të Madridit ka qenë vendimtar për kroatët si dhe ka dhënë një kontribut të madh për arritjen e Kroacisë në finale. Kroacia do të ketë përballë në finale një emër të madh, Francën.

rakiticmodricepa1007

Kur lojtari pyetet në lidhje me “Topin e Artë” ai përgjigjet: “Shumë herë e kam përsëritur se unë jam i fokusuar vetëm në suksesin e ekipit kombëtar”, ka deklaruar Modriç. “Tani më e rëndësishme është suksesi i ekipit”.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"