Befason Lushnja, merr një sulmues për të përforcuar mbrojtjen

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 25, 2018 | 9:55

Befason Lushnja, merr një sulmues për të përforcuar mbrojtjen

Dy ditë para ndeshjes me Teutën, selia e verdhejeshilëve ka bërë zyrtarizimin e parë te Lushnja për pjesën e dytë të sezonit. Bëhet fjalë për sulmuesin e Naftëtarit, Arbër Allkanjari. Klubi i Lushnjës dhe ai i Kuçovës kanë rënë dakord për kalimin e Allkanjarit në Superiore për pjesën e dytë të sezonit.

allkanjari

Futbollisti 28- vjeçar, me mirëkuptimin e klubeve, ka marrë lejen e kalimit nga Naftëtari dhe ka dorë- zuar bazën materiale. “Në këtë moment mua nuk më lidh asgjë me Naftëtarin. Luajta në pjesën e parë të sezonit dhe tani jam pjesë e Lushnjës. I uroj suksese ekipit dhe trajnerit Fraholli.

Kam biseduar me trajnerin Dedja dhe jam i konfirmuar nga klubi. Mbetet vetëm federimi me Lushnjën”, u shpreh Allkanjari, i cili, ndryshe nga roli te Naftëtari ku ishte sulmues, te Lushnja do të bëjë qendërmbrojtësin. “Kam biseduar me trajnerin Dedja. Jam gati. Kam luajtur në qendër të mbrojtjes që nga miqësorja me Besën.

Allkanjari

Është një rol që e njoh para se të luaja te Lushnja. Jam shumë i motivuar dhe i emocionuar, pasi unë jam një nga ata futbollistë që dhashë kontributin që Lushnja të kalojë në Superiore dhe tani të jap maksimumin në ekip dhe mbetemi në elitë”, u shpreh Allkanjari. Kështu, në 25-shen e Lushnjës, Allkanjari zëvendëson Shkullakun.Në ditët në vijim priten zhvillime edhe për Khatsikov dhe Përgjinin.

PAPA – Lushnjarët janë me shumë shpresa për të marrë një rezultat pozitiv me Teutën. Mesfushori Enriko Papa, që erdhi te Lushnja pikërisht nga Teuta, ku luajti pjesën e dytë të sezonit të kaluar, në një prononcim për gazetën “Panorama Sport” shprehet:

“Jemi shumë të përqendruar te kjo ndeshje. I kemi të gjithë mundësitë për të marrë pikë në Durrës. Është një ndeshje e vështirë, e drejtpërdrejtë, por e gjithë skuadra beson se do të marrë rezultatin pozitiv”. 1059 minuta ka luajtur për lushnjarët mesfushori Enriko Papa. Deri më tani ai nuk ka shënuar asnjë gol për verdhejeshilet.

ALBAN ALUSHI

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"