Befason klubi i njohur shqiptar, mendon tërheqjen nga gara. Ja arsyeja…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 25, 2020 | 0:25

Befason klubi i njohur shqiptar, mendon tërheqjen nga gara. Ja arsyeja…

Albpetroli u renditi i 3-ti në këtë kampionat dhe merr pjesë në “play off”, por ajo që i shqetëson drejtuesit e tij është gjykimi. Ata ndihen të pasigurt dhe po reflektojnë për t’i luajtur apo jo ndeshjet e “play off”-it. Trajneri Marjol Miho për “Panorama Sport” shprehet:

Albpetroli

“Është fatkeqësi e madhe që futbolli në Shqipëri ndodhet në këtë gjendje. Janë të pakonceptueshme këto arbitrime, sepse nuk vijnë nga paaftësia e padituria, por nga dashakeqësia, pse jo, edhe dirigjimi nga lart. Kot sa vazhdojmë luajmë. E them këtë, pasi kostot e humbjes bien mbi mua dhe stafin. Kemi të drejtë të kërkojmë të drejtën tonë. Në Maliq u masakruam dhe ai arbitër gjykon akoma.

Në Patos penalltia nuk na u dha dhe pas asaj ndeshjeje lojtarët tanë u dënuan, gjyqtari Bastari gjykon në Superiore. Ne punojmë dhe marrim kosto që vijnë nga gjyqtarët, të cilët vendosin kampionatin. Ata e bëjnë kampionat bastard, duke shpërfytyruar të bukurën e futbollit. Ç’kuptim ka të vazhdohet, kur që me fillimin e sezonit dihet vendi i parë dhe i dytë? Këto gjykime ndaj nesh janë bërë trend”.

Edhe shefi i klubit patosarak, Hiqmet Çela, është në të njëjtën linjë. “Shpesh na është ngrenë haku, sidomos në ndeshjet me Maliqin. Pse duhet ta vazhdojmë ‘play off’-in, kur çdo gjë është e përcaktuar nga miku, leku dhe presioni? Vendi i dytë ishte i Albpetrolit, na e vodhën”, thotë Çela.

Luis Fejzullahu – PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"