Befason ish-presidenti i Lautaros: Barcelona dhe Interi kanë arritur marrëveshjen për të

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 24, 2020 | 22:05

Befason ish-presidenti i Lautaros: Barcelona dhe Interi kanë arritur marrëveshjen për të

Presidenti i parë i Lautaro Martinezit Karlos Pablo beson se talenti argjentinas i Interit do të luajë sezonin e ardhshëm për Barcelonën duke aluduar se të dyja klubet tashmë kanë arritur marrëveshjen mes tyre.
zANETI LAUTARO
Kreu i klubit Liniers de Bahia Blanka, me të cilin Lautaro nisi karrierën është i bindur se 22-vjeçari do të përfaqësojë katalanasit sezonin e ri. Nëse sulmuesi zikaltër kalon te Barcelona, Liniers de Bahia Blanka do të përfitojë një përqindje të të ardhura nga transferimi i futbollistit të kombëtares së Argjentinës.

“Mund të duket çmenduri, por paratë që mund të sigurojmë na trondisin. Do të jemi në gjendje të realizojmë shumë gjëra me këto para. Kam ndjesinë se është mbyllur marrëveshja me Barcelonën, por nuk mendoj se ata do të na tregojnë të vërtetën para kohe. Mbase presin që sezoni të rifillojë”, u shpreh Karlos Pablo.

Prej shumë muajsh, Barcelona po bën të pamundurën që të blejë Lautaron.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"