Befason ish-kapiteni i Mançester Junajtid: Zbrisja i dehur në fushë pasi shpalleshim kampionë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 13, 2020 | 9:46

Befason ish-kapiteni i Mançester Junajtid: Zbrisja i dehur në fushë pasi shpalleshim kampionë

Rio Ferdinand ishte një prej qendërmbrojtësve më të fortë në botë, por dihet edhe pasioni i tij për alkoolin. Nuk kanë qenë të rralla herët kur ai ka zbritur i dehur në fushë dhe një gjë të tillë e kanë kuptuar edhe shokët e skuadrës.
Ferdinand
“Pasi shpallesh kampion, nuk ka dyshim që ka 1 apo 2% rënie të vigjilencës dhe është normale, vetëm në rast se ke ndeshje në Champions, gjë që Liverpuli nuk ka, kështu që është normale që të vijnë edhe disa lëshime në fund të sezonit. Mua më kujtohet kur i kalova njëherë pranë Uejn Runit në një ndeshje dhe ai më tha: ‘Uau, mbake era alkool’. Dhe unë iu përgjigja: ‘Po, kam qenë jashtë gjithë javës duke festuar’”, tregon ish-mbrojtësi për “BT Sport”.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"