Befason Federata Shqiptare e Basketbollit, zbardhet vendimi për kampionatet 2019-2020

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 18, 2020 | 17:38

Befason Federata Shqiptare e Basketbollit, zbardhet vendimi për kampionatet 2019-2020

Federatat Shqiptare e Basketbollit ka publikuar sot vendimin për verdiktet përfundmitare të Kampionateve Kombëtare 2019-2020 për meshkuj dhe femra, të cilat u ndërprenë në muajin mars për shkak të pandemisë së Koronavirusit. FSHB vendosi që sezoni të quhet “Covid”, dhe nuk do të ketë skuadra kampione apo skuadra që bien nga kategoria, duke konfirmuar kështu lajmin e “Panorama Sport”.

Basket-Goga-e1591258152923

FSHB gjithashtu caktoi 15 nëntorin e këtij viti, si datën kur do të startojë sezoni 2020-2021, ndërsa Superliga dhe Kategoria e Parë për meshkuj do të shkrihen në një kategori të vetme. Ja vendim i plotë i Federatës Shqiptare të Basketbollit:

Njoftim I Mbledhjes së KD-së                                                             

Sot në dt 17 Gusht 2020, kryesia e FSHB-së, nën drejtimin e Presidentit, z.Ponari dhe praninë e anëtarëve: z.Bicoku, z.Jarani, Znj.Alibegaj,z.Taflaj ,u mblodh për të diskutuar mbi Rendin e Ditës si vijon:

  1. Relacion mbi situatën e mandateve të shoqatave, nga data 25 Qershor – 11 Gusht 2020 për realizimin e Asamblesë Statutore
  1. Modalitetet e mbylljes së kampionateve kombëtare për të gjitha kategoritë
  1. Diskutime mbi sezonin e ri 2020-21
  1. Të ndryshme

 

Lidhur me pikën e parë të rendit të ditës, u raportua lidhur me situatën e dokumentacionit ligjor të shoqatave anëtare për ndryshimet sipas kërkesave. Administrata u ngarkua të ndjekë me intensitet si dhe të asistojë për mbarëvajtjen e procesit të rifreskimit të këtij dokumentacioni.

Lidhur me pikën e dytë të rendit të ditës, vëmendje të veçantë, kryesia I kushtoi diskutimeve mbi mënyrën e mbylljes së kampionateve kombëtare për të gjitha kategoritë, meshkuj/femra, U18 djem/vajza, U16 Djem/Vajza, duke marrë në konsideratë të gjitha përpjekjet dhe investimet e shoqatave, ndeshjeve të zhvilluara dhe atyre të mbetura , deri në momentin e futjes në gjendjen e jashtëzakonshme me efekt global.

Ajo analizoi në mënyrë të detajuar, eksperiencat ndërkombëtare (të vendeve fqinje dhe europiane), për raste te tilla , rekomandimet e FIBA dhe vlerësoi alternativat më të favorshme, për të gjthë pjesmarrësit. 

Për këtë qëllim, pas një rezistence pritjeje për mbyllje në parket, duke marrë parasysh numrin e konsiderueshëm të ndeshjeve të pa zhvilluara nga faza e dytë e kampionatit si edhe play off- et respektive, e detyruar KD-ja :

 Vendosi:

  1. Të gjithë kampionatet e basketbollit, në të gjitha kategoritë (femra/meshkuj, të rritur/a, rinj/reja, para të rinj/reja) do të mbyllen pa kampion, duke shpallur edicioni 2019-20 Covid19
  2. Në datë 15 Nëntor 2020, do të fillojë edicioni i ri 2020-21 (masa për të cilin po merren në bashkëpunim me autoritetet përkatëse dhe bëhen me dije sapo të zbardhen dhe miratohen)
  3. 3. Edicioni i ri 2020-21 do të zhvillohet me një kategori (një grup) si për femrat ashtu edhe për meshkujt
  4. Të ndiqet me vëmendje të veçantë situata e statusit të shoqatave nga administrata, si edhe pregatitja e dokumentacionit të nevojshëm për fillimin e edicionit të ri 2020-21

Shëndeti, siguria për komunitetin tonë të basketbollit , janë prioriteti ynë!

PANORAMASPORT.AL

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"