Befason drejtori Salihamixhiç: Disa lojtarë nuk e kanë më vendin këtu

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 11, 2021 | 13:10

Befason drejtori Salihamixhiç: Disa lojtarë nuk e kanë më vendin këtu

Për drejtorin sportiv të Bajernit, Hasan Salihamixhiç, në merkaton e verës mund të ishte bërë më shumë nga klubi gjerman, edhe pse kjo vetëm për lojtarët në ikje. Sipas tij, disa prej tyre nuk kanë më asgjë për të dhënë me fanellën e Bajernit.

salihamixhic

“Edhe pse janë pjesë e klubit, mund të them që ata kanë shumë pak lidhje me sezonin e ri. Me gjithë respektin, po ky është futbolli. Vjen një moment ku rrugët duhet të ndahen”, tha Brazo. Edhe pse nuk përmendi emra, të gjithë e dinë se bëhet fjalë për lojtarë si Korentin Toliso, Buona Sarr dhe Kysons.

PËR FORMËN E SANESË – “Jam shumë i lumtur për të, kam folur shumë me të dhe më në fund ai është duke bërë mirë. E dija që ishte thjesht çështje kohe. Leroi më në fund është çliruar psikologjikisht dhe kjo është shumë e rëndësishme për një lojtar”.

PËR ZABICERIN – “Ai ishte lider në Lajpcig, kapiten dhe një lojtar shumë i mirë. Ka mentalitet fitues dhe kjo është ajo që kërkojmë këtu te Bajerni. Jam i bindur që Marsel do të jetë një përforcim i rëndësishëm për ne. Shpresoj që ai të ambientohet sa më shpejt me skuadrën tonë”.

PËR MERKATON NË HYRJE – “Dajot Upamekano kishte një klauzolë të cilën e paguam. Dajot ka profilin e duhur për klubin. Mendoj që mund të kishim marrë një lojtar mbrojtës, por për momentin kaq mund të bënim dhe trajneri është i lumtur për lojtarët që ka në dispozicion”.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"