Befasoi me goditjen e dënimit, flet mesfushori i Turbinës: Unë, ekspert i eurogolave!

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 29, 2021 | 21:30

Befasoi me goditjen e dënimit, flet mesfushori i Turbinës: Unë, ekspert i eurogolave!

Mikel Brahilika befasoi gjithkënd në Peqin me atë goditje dënimi perfekte. Mesfushori gjeti rrjetën, të cilën e quan një ogur të mirë para nisjes së sezonit 2021-2022. Gjatë një bisede për gazetën, ai thotë:

MIKEL BRAHILIKA

“Kam bërë një ndeshje të mirë me Shkumbinin dhe ‘qershia mbi tortë’ ishte eurogoli. Goditjet e dënimit janë specialiteti im dhe do të vazhdoj të shënoj përsëri, këtë herë në kampionat.

Ndihem mirë te Turbina, ndaj vendosa të qëndroj. Skuadra po kompletohet, por ka nevojë dhe për dy ose tre elementë të tjerë me përvojë”. Sakaq, skuadra sot udhëton drejt Fierit.

Cërrikasit kanë programuar miqësore me Apoloninë, e cila luhet në “Loni Papuçiu”.

MARIGLEN MIRAKA – PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"