Befasitë e mëdha/ Sa shumë surpriza, njihuni me “hirushet” e Botërorit të Katarit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 2, 2022 | 10:35

Befasitë e mëdha/ Sa shumë surpriza, njihuni me “hirushet” e Botërorit të Katarit

Botërori i Katarit nisi me befasi të mëdha dhe i tillë po vijon. Në fazën e 1/16 mungojnë përfaqësuese të mëdha si Gjermania, Belgjika apo Danimarka ndërsa kalojnë më tej përfaqësuese si Japonia, Maroku dhe Australia.

317725315_6688129504536173_8709210105122941192_n-450x450

Befasia më e madhe erdhi pikërisht nga Grupi E, ku Japonia i dogji të gjithë, arriti dy fitore me përmbysje kundër Gjermanisë dhe Spanjës duke u kualifikuar si kokë grupi, i preu përpara kohë një biletë për në shtëpi 4 herë kampionëve të Botës.

GJERMANIA

Kush mund ta imagjinonte që Spanja pasi shkaktoi termet 7 ballë në start nuk do të mund të fitonte më, aq më tepër përballë Japonisë, por fundi nuk ishte i hidhur për “fuqitë e kuqe”, që tashmë në 1/16 do të përballen me Marokun, një tjetër surprizë e këtij Botërori.

152214851-cfbbf7ef-77a1-487e-a3ad-921f285d4705-525x350

Përfaqësuesja afrikane dogji dy bigët e Evropës, Kroacinë dhe Belgjikën, u kualifikua si e parë në Grupin F. Kush e besonte që në një grup me ekipe si Kroacia dhe Belgjika, në fund ata që do të largoheshin do të ishin “djajtë e kuq”, De Bruyne me shokë.

austr-525x350

Një tjetër surprizë në këtë fazë grupesh ishte edhe Australia. “Kangurët” realizojnë një kryevepër në dëm të Danimarkës. Në fazën e 1/16 tani duhet të bëjnë llogaritë me Messi-n, në letër duket thjesht e pamundur, por ky Botëror ka vërtetuar se logjika dhe parashikimet nuk kanë vend, gjithçka mund të ndodhë.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"