Befasi te rivali i klubit shqiptar në Ligën e Europës, shkarkohet trajneri 3 ditë para ndeshjes

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 21, 2020 | 20:15

Befasi te rivali i klubit shqiptar në Ligën e Europës, shkarkohet trajneri 3 ditë para ndeshjes

Rivalët e Dritës në raundin e tretë të Ligës së Europës, Legia Varshava shkarkoi sot trajnerin e tij Aleksandër Vukoviç. Një miks rezultatesh zhgënjyese gjatë periudhës së parë të këtij sezoni detyruan drejtuesit e klubit të njohur polak të shkarkojnë teknikun 41-vjeçar.

Melk9kpTURBXy9hZjg4MWU0MjA2YmQxZDRhMjA2YzU2NzgwNWUwNDYwZi5qcGeSlQMAb80N180HyJMFzQSwzQJ0gqEwAaExAQ
Vendimi vjen 3 ditë përpara përballjes me kampionët e Kosovës, Dritën.

Duke iu frikësuar një tjetër rezultati zhgënjyes në Europë, Legia vendosi që të shkarkonte Vukoviçin në mënyrë që të ndryshohej imazhi i klubit.

Vukoviç fitoi titullin kampion sezonin e kaluar me Legian, por eliminimi në Ligën e Kampioneve prej Omonias dhe dy humbje në tre ndeshjet e para të kampionatit nuk mjaftuan që tekniku serbo-boshnjak të ruante vendin e punës.
EidELW3X0AApby9
Megjithatë, drejtuesit e Legias nuk kanë humbur kohë duke emëruar Çezlav Miçnievik si trajnerin e ri të skuadrës.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"