Befasi përpara finales së Superkupës së Europës, 800 tifozë të Bajernit ndryshojnë mendje

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 22, 2020 | 21:32

Befasi përpara finales së Superkupës së Europës, 800 tifozë të Bajernit ndryshojnë mendje

Situata e vështirë e krijuar në Hungari prej koronavirust ka detyruar 800 tifozë të Bajern Mynihut të kthejnë mbrapsht biletat për finalen e Superkupës së Europës kundër Seviljas, e cila luhet ditën e enjte në Budapest.
1204203805.jpg.0

Fituesit e Ligës së Kampioneve janë shqetësuar nga rritja e rasteve pozitive me COVID-19 në Hungari (50 raste për 100 mijë banorë). Sipas mediave gjermane, prej 2100 tifozëve bavarezë, të cilët ishin përgatitur për të shkuar në Budapest, 800 prej tyre kanë kthyer mbrapsht biletat për të shmangur infektimin me virusin e rrezikshëm.

Edhe pse qeveria e Bavarisë ofroi testime falas për tifozët e Bajernit, duket se 800 tifozët janë stepur për shkak të përhapjes së koronavirusit në Hungari.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"