“Befas u bëra krahu i majtë i tij”, Shkëmbi i përgjigjet Vrapit dhe sfidon… Laçin

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 22, 2019 | 13:56

“Befas u bëra krahu i majtë i tij”, Shkëmbi i përgjigjet Vrapit dhe sfidon… Laçin

Trajneri i Teutës, Bledi Shkëmbi ka dalë para mediave, përpara ndeshjes së nesërme me Laçin dhe ka folur për sfidën, duke vlerësuar kundërshtarin maksimalisht. Gjithashu ai i përgjigjet dhe ish-ndihmësit të tij Endri Vrapi, i cili në numrin e sotëm të gazetës “Panorama Sport”, në një intervistë është shprehur se befas u bë nga krahu i djathtë e tij, në krahun e majtë.

bledi shkembi

Laçi? “Është një ndeshje e vështirë, duke marrë parasysh kundërshtarin. Rivali është i kompletuar edhe pse rezultatet e ndeshjeve të fundit nuk kanë qenë të mira. Aq më tepër që në fushën e tyre janë të fortë. Duhet të jemi të kujdesshëm dhe të japim maksimumin”.

Mungesa e golave? “ Jam i kënaqur me atë që ekipi dha kundër Flamurtarit, pasi luajtëm në sulm. Nuk është e lehtë të shënosh shumë gola. Patëm momentet tona për të realizuar më shumë se një gol, por nuk ia dolëm. Nuk jam shumë dakord me atë që thuhet se ishte vetëm një inkursion i Kallakut. Vërtetë ishte një perlë, por deri në shënimin e tij, ishin plot 22 pasime. Nisi nga portieri aksioni. Për ta mbyllur, tre pikët vlejnë njëlloj, si me Flamurtarin, ashtu edhe me ekipet e tjera”.

Sulmuesit dhe mungesa golit? “Nuk më vjen mirë, normalisht. Sulmuesit tanë bëjnë maksimumin në stërvitje, punojnë shumë. Vazhdoj të besoj tek ata. Do të rikthehen te golat dhe do të jenë një ndihmë e madhe për ekipin”.

Deklarata e Vrapit? “Përgjigja është e thjeshtë: Jam i pari i kësaj pune dhe nuk e kam nisur këtë punë ta bëj me shoqëri dhe miqësi. Çfarë kam pasur, ndryshe nga të tjerët nuk i them nëpër gazeta, por ua them njerëzve në sy. Kjo është përgjigja më e mirë. Unë vazhdoj ta falënderoj Vrapin për ndihmën e madhe që na dha”.

Grinta? “Po punojmë me ego dhe dëshirë për të arritur rezultatet të mira. Nuk është vetrëm meritë e stafit. Merita e madhe u takon lojtarëve, që kanë uri për të marrë rezultate pozitive”.

/PANORAMASPORT.AL/

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"