BBC analizon Shqipërinë: Panuçi “lufton” që të zëvendësojë…

Panorama Sport | Gazeta me e madhe sportive ne vend

Postuar: Shtator 10, 2018 | 10:51

BBC analizon Shqipërinë: Panuçi “lufton” që të zëvendësojë…

Shqipëria do të luajë sot ndeshjen e dytë brenda tre ditëve. Skuadra e drejtuar nga Kristian Panuçi ka udhëtuar drejt Gllasgout për t’u përballur me Skocinë. Por ka qenë edhe rrjeti i njohur “BBC” që i ka kushtuar një hapësirë të veçantë kësaj sfide, teksa edhe analizon kuqezinjtë duket filluar që nga pankina me trajnerin Panuçi.

Sadiku

“Panuçi mori drejtimin më shumë se një vit më parë, por duhet ende të bindë publikun shqiptar për aftësitë e tij, pasi lufton të zëvendësojë bashkëkombësin e tij Xhani De Biazi i cili dërgoi Shqipërinë në fazën finale të Euro 2016. Paraqitja në Euro 2016 erdhi pas një fitoreje sensacionale ndaj Portugalisë që në start të kualifikueseve, një rezultat që bën bujë i cili Skocisë i mungon që nga triumfi në Paris në vitin 2007.”

Roshi vs Itali

“Fakti që Portugalia shkoi të fitonte Euro 2016 thekson edhe më shumë se sa mbresëlënës ishte rezultati, edhe pse Shqipëria nuk kaloi grupin para Francës dhe Zvicrës. Që atëherë, ka pasur rezultate të përziera, megjithëse suksesi i të premtes ndaj Izraelit i jep atyre mundësinë që të kontrollojë grupin nëse fitojnë në ‘Hampden’. Një lajm i mirë për Skocinë është mungesa për dëmtim e disa futbollistëve kyç të Shqipërisë. Mesfushori me eksperiencë Odise Roshi, sulmuesi Armando Sadiku dhe lojtari i ri i Rejnxhërs, Eros Grezda do të mungojnë të gjithë”, shkruan BBC.

grezda

Por BBC në hapësirën e kushtuar Shqipërisë së ka veçuar edhe tre lojtarë kryesorë të skuadrës për të cilët bën edhe një analizë të shkurtër.

Elseid Hysaj- Luan në zonat e larta të Serisë A me Napolin. Pasi ra në sy me Empolin, mbrojtësi i djathtë 24-vjeçar tani vlerësohet rreth 25 milion paund dhe ishte pjesë e rëndësishme e fushatës për titullin kampion në sezonin e kaluar nga klubi i tij. Ka që tani shumë eksperiencë ndërkombëtare dhe në Ligën e Kampioneve.

Thomas Strakosha- Portieri i Lacios kaloi një natë me shumë punë kur luajti ndeshjen e tij të 7 ndaj Izraelit. 23-vjeçari, i lindur në Athinë, ishte zgjedhje e tretë në Romë, para se të fitonte me forcë vendin si titullar dy vite më parë. Ai arriti t’i rrëmbente vendin edhe portierit të Shqipërisë në Euro 2016, Etrit Berisha, i cili la Lacion për Atalantën në kërkim të aktivizimit të rregullt.

Taulant Xhaka- Mesfushori 27-vjeçar i Bazelit shënoi golin e tij të parë me kombëtaren kundër Izraelit me një gjuajtje të saktë. I menduar si një objektiv i merkatos së Seviljes, mes të tjerave, futbollisti i lindur në Zvicër është vëllai i madh i Granit Xhakës së Arsenalit, me të cilin e u përball si kundërshtar në ndeshjen historike të Euro 2016 kundër Zvicrës”





www.minuta90.com