Bazelit i kthehet Xhaka për finalen me Benfikën, Agolli humbet ndeshjen e fundit ndaj Romës

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 5, 2017 | 18:40

Bazelit i kthehet Xhaka për finalen me Benfikën, Agolli humbet ndeshjen e fundit ndaj Romës

Taulant Xhaka rik thehet në dispozi cion të trajnerit Rafael Viki pas pezullimit në jav- ën e pestë kundër Mançester Junajtid. Mesfushori do t’u japë një ndihmesë jo të vogël kampionëve të Zvicrës për t’u kualifikuar në 1/8-at. Bazeli i tij renditet në vend të dytë në Grupin A me 9 pikë pas 5 ndeshjesh, po aq sa kanë edhe rivalët kryesorë të tyre për biletën e fundit, CSKA-ja e Moskës.

Por fati i madh i Xhakës me shokë është që Benfika është e eliminuar dhe nuk ka asnjë objektiv në ndeshjen e sotme në Lisbonë. Trajneri Rui Vitoria pritet të bëjë rrotacion në shtëpi dhe t’u japë një shans zviceranëve që ta kenë fatin e tyre në dorë. Por një tjetër shans për Bazelin është fakti që rivalët e tyre rusë do ta luajnë ndeshjen e tyre përballë Mançester Junajtid. Çuditërisht, në këtë grup nuk është kualifikuar ende asnjë skuadër. “Djajtë” kanë arritur 4 fitore dhe 1 humbje dhe zyrtarisht nuk e kanë siguruar biletën në 1/8-at, pavarësisht se vetëm një skenar apokaliptik mund t’i lërë jashtë.

xhaka

AGOLLI

Ansi Agolli pati fatin e keq që e humbi ndeshjen e parë të debutimit të Karabakut të tij në Champions dhe do të humbasë edhe uljen e siparit. Kapiteni i kombëtares shqiptare nuk do të jetë kështu i disponueshëm në “Olimpico”, ku ndaj Romës, skuadra e tij do të luajë thjesht për prestigj dhe disa miliona euro më tepër. 35-vjeçari u lëndua gjatë duelit të fundit në kampionatin azer kundër Neftci Bakut dhe fatkeqësisht nuk do të jetë i gatshëm për skuadrën e trajnerit Gurbanov në shansin e fundit për të tentuar mrekullinë ndaj italianëve dhe arritur fitoren historike në Ligën e Kampioneve.

Por përballë do të ketë një Romë shumë të motivuar. Sepse skuadrës së Di Françeskos i duhet fitorja për ta pasur në dorën e vet shansin e kualifikimit. Megjithatë, Roma do të kalonte gjithsesi në 1/8-at edhe në rast se Atletiko e Madridit do të dështojë që të mundë Çelsin. Nëse Roma fiton dhe Çelsi nuk e bën, atëherë për italianët vjen dhuratë vendi i parë në grup.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"