Bazeli i çon “armikun” në ekip Taulant Xhakës, presion Gashit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 14, 2016 | 13:28

Bazeli i çon “armikun” në ekip Taulant Xhakës, presion Gashit

Pothuajse katër muaj më parë, Taulant Xhaka u desh që të merrte një pezullim prej tri ndeshjesh për shkak të zënkës që pati në fushë me futbollistin e Jong Bois. Ky i fundit është prezantuar ditën e djeshme si blerja më e re e Bazelit. Bëhet fjalë për Renato Shtjefen.

xhakaEdhe për mediat helvete, më shumë rëndësi ka pasur diskutimi nëse Xhaka dhe Shtjefen do të mund të qëndrojnë të dy në një skuadër, sesa fakti që kampionët në fuqi kanë bërë një ndërhyrje në merkato.

Xhaka

Për një zënkë në fush- ën e lojës, mesfushori i Kombëtares u pezullua me tri ndeshje, pasi e goditi sulmuesin kundërshtar. Pas këtij momenti, futbollisti kuqezi nuk pranoi që të komentonte atë që ndodhi, ndërsa tashmë e ka një deklaratë të shkurtër për afrimin e Shtjefenit. “Ai është një futbollist që mund të ndihmojë çdo skuadër. Emocionet kanë mbetur në fushë për atë që ndodhi”, është shprehur Xhaka për transferimin e Shtjefenit te Bazeli.

Gashi

Nëse ajo që ka ndodhur mes Shtjefenit dhe Xhakës është lënë pas në atë 90-minutësh kur ndodhi, “konflikti” i tij me Gashin sapo ka nisur. Bazeli ka preferuar të afrojë një sulmues, ndërkohë që në ekip ka një lojtar si Shkëlzen Gashi që nuk po gjen hapësira, edhe pse ka statusin e golashënuesit më të mirë të kampionatit në dy sezonet e fundit. Në këtë mënyrë, kjo lëvizje e drejtuesve të Bazelit është një presion i hapur për shqiptarin që duhet patjetër të zgjidhë të ardhmen e tij për të mos rrezikuar pjesëmarrjen në Europian.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"