Bavarezët të gjymtuar, Nagelsman: Levandovski, Nojer dhe Myler në… fushë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 8, 2021 | 14:15

Bavarezët të gjymtuar, Nagelsman: Levandovski, Nojer dhe Myler në… fushë

Trajneri i Bajernit të Mynihut, Julian Nagelsman, do të bëjë rrotacion të gjerë për sfidën e fundit në grupe në Champions sonte në mbrëmje kundër Barcelonës. Me Bajernin të kualifikuar si vendi i parë në grup, Nagelsman mund t’ia lejojë vetes këtë luks, ndërsa nga krahu tjetër Barcelona e ka për jetë a vdekje.

Julian Nagelsman

Do të jenë të paktën 5 lojtarë që do të mungojnë në këtë sfidë për Bajernin. Gorecka, Kimish, Zabitcer, Çupo-Moting dhe Gnabri do të mungojnë. Por, pavarësisht këtyre probleme me formacionin, trajneri i Bajernit ka përjashtuar kategorikisht çdo tolerim të mundshëm edhe pse në Spanjë mediat e këtij vendi kanë bërë me dije se Bajerni ia ka bërë një nder Barcelonës.

BARCELONA – “Ata janë një skuadër mjaft e mirë dhe kanë në përbërje lojtarë të kalibrit botëror. Kjo ndeshje vlen shumë për ta dhe do të japin gjithçka për të na mundur. Mendoj se kjo do ta bëjë dhe më të bukur takimin, por ne e kemi të qartë, nuk do të falim asgjë, duam tri pikët”.

FITORJA – “Nuk duhet të mendojmë se çfarë do të ndodhë me Barcelonën, nuk më intereson nëse ata eliminohen. Ne duhet të luajmë për tri pikët dhe vetëm kaq. Ne duhet të mbajmë ritmin”.

MUNGESAT E BAJERNIT – “Gorecka nuk e ka mbyllur seancën stërvitore dhe nuk do të jetë. Gnabri ka pasur probleme nga takimi në Dortmund dhe gjithashtu do të mungojë. Çupo-Moting ka pasur disa shqetësime dhe nuk e ka mbyllur stërvitjen e është në mëdyshje. Kimish gjithashtu do të mungojë, ndërsa Zabitcer është stërvitur i veçuar”.

E ARDHMJA E BARCELONËS – “Ata kanë qenë njësi matëse në futbollin modern. Kanë kaluar një periudhë të shkëlqyer, por nuk kanë arritur të rigjenerohen me kalimin e kohës. Pavarësisht ulje-ngritjeve që kanë pasur vijojnë të mbeten një skuadër e madhe me lojtarë të talentuar si Niko Gonzales, Gavi, Ansu Fati. Jam i bindur se do të kthehen fuqishëm”

BAJ

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"