Bavarezët, një makineri golash/ Me Rydigerin, Nagelsman do të kishte tre spartanë në mbrojtje

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 24, 2021 | 19:19

Bavarezët, një makineri golash/ Me Rydigerin, Nagelsman do të kishte tre spartanë në mbrojtje

Sot në mbrëmje në orën 20:30, Bajerni do të jetë mysafir në Fyrth. Vendi i parë në renditje do të luajë ndaj atij të fundit, faktet dhe statistikat flasin për kampionët në fuqi.

MRF2021_GreutherFurthvBayernMunich-1038x519

1.START HISTORIK

Julian Nagelsman dhe skuadra e tij janë një makineri golash. Në pesë javët e para skuadra bavareze ka shënuar 20 gola. Më shumë gola nuk kishte arritur deri tani asnjë trajner të shënonte.

2.FITORET ME TË VOGLAT

Me fitoren 7-0 ndaj Bohumit të shtunën e kaluar, Bajerni thelloi statistikat kundër skuadrave të ardhur nga kategoria e dytë. Bavarezët kanë humbur vetëm 1 nga 48 ndeshjet e luajtura kundër debutuesve.

3.LEVA REKORDMENI

Ai shënon dhe shënon, fituesi i “Këpucës së Artë”, Robert Levandovski, ka shënuar në 15 ndeshje radhazi të kampionatit të paktën një herë. Sot ai do të ketë shansin më të mirë për të barazuar rekordin e Gerd Mylerit që në sezonin 1969-’70 shënoi në 16 ndeshje radhazi në kampionat.

4.DY NDESHJE JUBILARE

Leon Gorecka dhe Niklas Zyle mund të luajnë sot ndeshjen e 200-të në Bundesligë.

5.FYRTH ENDE PA FITORE

Në shtëpi, skuadra e Fyrthit kërkon fitoren e parë pas 19 ndeshjesh. Asnjë skuadër nuk ka luajtur kaq shumë ndeshje në shtëpi pa fituar asnjë. Ndaj Bajernit synohet mrekullia, edhe pse duket e pamundur për shumë tifozë që do të mbushin shkallët e stadiumit për të parë yjet e skuadrës së Bajernit.

Bajerni i Mynihut duket se e ka seriozisht për mbrojtësin e kombëtares gjermane, Antonio Rydiger. 28-vjeçari që luan për kampionët e Europës, Çelsin, ende nuk ka rinovuar kontratën e tij e cila skadon më 30 qershor 2022.

rudiger

I pyetur në konferencën për shtyp, trajneri i Bajernit, Julian Nagelsman, pranoi se kishte simpati për lojtarin gjerman, edhe pse i rezervuar në fjalët e tij për shkak se ai është nën kontratë me blutë e Londrës. Rydiger është rilindur te Çelsi pas ardhjes së Tomas Tuhelit. Trajneri gjerman ka ringjallur mbrojtësin shtatlartë, i cili nuk bindi te Roma para disa sezonesh duke shkuar në Angli, ku dhe aty ishte një mish i huaj në skuadrën.

Bajerni me Rudiger

Në këtë sezon ai ka luajtur 7 ndeshje duke shënuar një gol në kampionat. Tifozët londinezë janë të mahnitur nga rendimenti i gjermanit i cili edhe me kombëtaren gjermane gjeti rrugën e rrjetës në Islandë.

Në rast transferimi në Mynih, Nagelsman do të kishte mundësinë të luante me tre në prapavijë dhe aty së bashku me Upamekanon dhe Zylen, Bajerni do të ishte i pakalueshëm. Një mbrojtje “spartanësh” për skuadrën kampione me forcë, stabilitet dhe lartësi, çka do ta bënte më të fortën në Bundesligë dhe jo vetëm.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"