Bavarezët masakruan Barcelonën, Taulant Balla dedikim gjermanëve: Bajerni bën…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 14, 2020 | 23:19

Bavarezët masakruan Barcelonën, Taulant Balla dedikim gjermanëve: Bajerni bën…

Bajerni i Mynihut arriti një fitore historike, duke masakruar Barcelonën e Lionel Mesit me rezultatin 8 me 2, në çerekfinalen e Ligës së Kampionëve. Një triumf ky që ka çuar në ekstazë tifozët bavarezë anë e mbanë botës.

BALLA

Një ndër ta që e ka shijuar tej mase këtë triumf është edhe kreu i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, njëkohësisht dhe sekretar i përgjithshëm i PS-së,  i cili njihet si tifoz i thekur i skuadrës bavareze së bashku me të birin.

Nëpërmjet një postimi në rrjetin social “Facebook”, Balla, ka bërë një dedikim special për skuadrën gjermane. “Bajern bën histori”, shkruan ai, duke i bashkangjitur postimit të tij plot 8 yje, aq sa gola shënoi në portën e Ter Shtegen skaudra e Flik.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"