Bavarezët, 50 arsye pse duhet të kenë frikë nga Erling Haland

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 3, 2021 | 17:38

Bavarezët, 50 arsye pse duhet të kenë frikë nga Erling Haland

Rikthim në momentin e duhur, i përpiktë për ndeshjen më të rëndësishme të sezonit. Erling Haland është gati për “Klasiken” me Bajernin. Pas dëmtimit që e mbajti jashtë fushave për më shumë se një muaj, norvegjezi u rikthye me gol në ndeshjen e fundit ndaj Volfsburgut.

haland

Ishte i 50-ti në 50 ndeshjet e luajtura në Bundesligë me fanellën e Borusias. Vetëm 21 veç e 128 ditë, ai arriti të hynte në historinë e Bundesligës si lojtari i parë që arrin kuotën e 50 golave. Dhe të mendosh që për këtë gjë atij iu deshën vetëm 50 ndeshje. Ky rekord mbahej nga Klaus Fsher që 21 vjeç e 293 ditë arriti të shënonte 50 gola në vitin 1971. Për Halandin këto nuk janë rekordet e vetme që kur ka ardhur te Borusia në 2020-ën.

Erling është lojtari me moshë më të re që ka realizuar një katërgolësh në një ndeshje, me një mesatare prej 82 minutash për gol, norvegjezi ka lënë prapa emra të mëdhenj si Gerd Myler apo Robert Levandovski. Të shtunën luhet “Klasikja” dhe për sulmuesin e Borusias nuk mund të kishte një moment më të mirë për të vazhduar me golat e tij dhe për të çuar në dëlir popullin verdhezi që prej shumë sezonesh pret një fitore ndaj rivalëve historik. Përballë ai do të ketë edhe sulmuesin më të mirë të 2021-shit, Robert Levandovskin.

Polaku kryeson renditjen e golashënuesve me 14 gola edhe pse përfitoi jo pak nga mungesa e Halandit, i cili me siguri do të kishte shënuar më shumë gola nëse do të luante po aq sfida sa polaku. Te Bajerni ka 50 arsye përse duhet të tremben nga norvegjezi i cili ka një uri të madhe për gola, aq më tepër në sfida të tilla. Edhe pse në qendër të vëmendjes për shkak të zërave në merkato, sulmuesi verdhezi nuk e ka humbur kurrë përqendrimin duke i dhënë skuadrës pikë të çmuara në luftën për titull.

Nëse nesër do të jetë dita e tij, Bajerni duhet të ketë shumë arsye për t’u trembur, aq më tepër në një kohë kur në skuadrën kampione mungojnë lojtarë të rëndësishëm si Joshua Kimish apo Leon Gorecka që është në dyshim për të shtunën.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"