Batutat pas ndeshjes/ Kotobelli, Mustës: Na “mbytët” në zonën tuaj

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 16, 2018 | 16:16

Batutat pas ndeshjes/ Kotobelli, Mustës: Na “mbytët” në zonën tuaj

Flamurtari, në delir pas kalimit në gjysmëfinalen e Kupës së Shqipërisë. Lojtarët nuk e kanë lënë pa komentuar këtë sukses as në “Facebook”. Sulmuesi Danilo Alvesh shprehet se para janë edhe dy sfida të tjera për të arritur qëllimin final. “Ne fituam dhe gjysmëfinalja është e jona.

Musta22

Megjithatë, në mënyrë që të arrijmë qëllimin tonë, ne ende duhet të marrim dy hapa të mëdhenj! Hajde Flamurtari”, shprehet Alvesh. Ndërsa Useini ka preferuar që të komentojë shkurt. “Urime, gëzuar Flamurtar”. As Emiljano Musta nuk ka ngurruar që gëzimin e asaj dite, ta ndajë me miqtë e tij.

“Ne shkuam në raundin tjetër. Gjysmëfinale. Kupa e Shqipërisë. Familje e madhe. Flamurtari”, shkruan Musta. Por ka ironizuar Kotobelli në komentin që Musta ka bërë në “Facebook”. Sipas Kotobellit, Flamurtari, gjatë gjithë kohës, qëndroi në gjysmë- fushën e vetë.

Musta

“Na mbytët në 16-shen tuaj”, shprehet me ironi Kotobelli. Gëzimit për kalimin në gjysmëfinalen e Kupës së Shqipërisë, nuk i është shmangur sulmuesi më i ri i Flamurtarit, Mamadou Tounkara. Në postimin e tij, Tounkara e cilëson Flamurtarin një skuadër të mirë. “Punë e madhe dje, nga një skuadër e mirë”, ishin fjalët e sulmuesit, që ende nuk i ka treguar vlerat e tij të vërteta me fanellën e vlonjatëve.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"