Batutat/ “Me çfarë skeme po i pjek Nevil”, Bejzade ngacmon Deden me thikë në dorë gjatë gatimit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 25, 2020 | 18:45

Batutat/ “Me çfarë skeme po i pjek Nevil”, Bejzade ngacmon Deden me thikë në dorë gjatë gatimit

Nevil Dede dhe Skerdi Bejzade janë dy ish-futbollistë emblematikë që veçanërisht do të mbahen mend gjatë nga tifozët e Elbasanit. Në sezonin 2005-2006 ishin liderë të ekipit verdheblu në fitimin e titullit kampion, që ishte i dyti në historinë e klubit.

dede-bejzade-470x353

Tashmë që të gjithë shqiptarët janë të izoluar pas përhapjes së koronavirusit, Dede dhe Bejzade rikthehen protagonistë në rrjetet sociale. Një foto e publikuar pak orë më parë në “Facebook” nga Dede, i cili aktualisht është trajner i Shqipërisë U-19, e ka provokuar reagime të shumta.

Dede shihet me thikë në dorë duke gatuar bërxolla, ndërsa Bejzade i shkruan: “Me çfarë skeme po i pjek o Nevilo, 4-4-2…”. E menjëhershme ishte përgjigjia e Dedes. “Skerdo, 4-1-1, gjeje kush ha tepër”. Bejzade bën më pas një batutë epike, duke krahasuar pozicionet në fushë. “Normale ai që luan mbrapa me numrin 4, sepse sulmuesit nuk i ngelet gjë para…”.

NEVIL DEDE

bejzade dede

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"