Batutat e Ekuban dhe Sukajt në hyrje të stadiumit. Shkodrani: Unë, një herë në dy vite…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 5, 2017 | 17:48

Batutat e Ekuban dhe Sukajt në hyrje të stadiumit. Shkodrani: Unë, një herë në dy vite…

Kaleb Ekuban do të jetë titullar në ndeshjen ndaj Kukësit, pasi ka lënë pas problemet shëndetësore me virozën që e shqetëson. Ai e ka konfirmuar një gjë të tillë personalisht që në momentin kur autobusi solli skuadrën kryeqytetase në stadium.

ekuban cunat

I pyetur nga gazetarët e “SuperSport” se si ishte gjendja e tij shëndetësore para sfidës, Ekuban është përgjigjur me “gjithçka në rregull”, duke pohuar që do të luante në këtë duel shumë të rëndësishëm.

ekuban

Nga ana tjetër, Xhevahir Sukaj ka pranuar me sportivitet stolin. “Nuk është e rëndësishme, të gjithë jemi gati për ekipin maksimalisht. :e t’ia lëmë fushës”, tha ai në hyrje të stadiumit.

mazrekaj sukaj

I ngacmuar se Partizani nuk fitonte prej më shumë se dy dekadash titullin dhe nëse ishte ky viti i duhur, sulmuesi zgjodhi një batutë për t’u përgjigjur. “E di që ka shumë vite, por problemi është se unë dy vite kam qenë këtu. Një herë në dy vite e fitoj unë”, tha duke qeshur ai.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"