Batuta në shortin e Kategorisë Superiore, Nurishmi “ngacmon” përfaqësuesin e Partizanit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 19, 2018 | 23:38

Batuta në shortin e Kategorisë Superiore, Nurishmi “ngacmon” përfaqësuesin e Partizanit

Në fund të ceremonisë, ka pasur edhe një batutë mes të pranishmëve. Shefi i sektorit të garave, Lysjen Nurishmi, në bisedë e sipër ka bërë një batutë me sekretarin e përgjithshëm të Partizanit, Gerald Burba. Ky i fundit kapi goglën me numrin gjashtë, që më tej përkoi me startin në transfertë ndaj Skënderbeut.

shortii-750x430

“Çfarë dore që paske pasur. Që në ndeshje të parë do të shkoni në Korçë ndaj Skënderbeut”, u shpreh Nurishmi me humor. Mirëpo, nuk mungoi as përgjigjja e drejtuesit të Partizanit, si për të treguar që të kuqtë kanë gjithçka nën kontroll për këtë edicion. Atë duam edhe ne! Në Korçë, më 19 gusht do të jetë fresk. Na ra shumë mirë”, ishte përgjigjja me nota humori e Burbës.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"