Batuta epike e Luis Enrikes: Fitorja ndaj Kosovës, si një lindje me komplikacione

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 9, 2021 | 0:45

Batuta epike e Luis Enrikes: Fitorja ndaj Kosovës, si një lindje me komplikacione

Spanja arriti të triumfonte me rezultatin 0-2 ndaj Kosovës në “Fadil Vokrri”, falë golave të Fornals dhe Ferran Torres në minutat 32 dhe 90-të. Tekniku i “iberikëve”, Luis Enrike, nuk i ka kursyer as komentet epike pas ndeshjes, teksa e ka cilësuar fitoren ndaj “dardanëve” si një lindje me komplikacione.

Luis Enrike

Elozhet për rivalët? Kosova është një ekip shumë i mirë, luajti mirë dhe ishte e vendosur shumë mirë. Kanë filozofinë e njëjtë sikurse Spanja dhe kam pritur personalisht një ndeshje të vështirë. Patjetër, që jam i lumtur me fitoren dhe me lojtarët e rinj që i kemi integruar në ekip.

Është një fitore e rëndësishme. Më vjen mirë që Greqia e ndali Suedinë dhe shpresoj që edhe Kosova e Gjeorgjia të bëjnë një gjë të tillë në ndeshjet tjera. Kosova është një ekipet që luan më mirë në grup dhe ka stilin e njëjtë sikurse ne. Përpiqet të krijoj sulmin nga prapa, bën presion dhe ka cilësi në ekip. Ju lutem mos me pyetni për pyetjet politike sepse unë jam vetëm trajner futbolli”, insistoi Enrique.

Ndeshja? Kjo ka qenë si një lindje me komplikacione. Ndeshje të tilla të kushtojnë shumë. Muaji shtator nuk është më i mirë i mundshëm për të konkurruar, është një muaj ku nuk je ende në garë. Ndaj ne na kushtoi që në start. Në fund morëm tre pikët, barazia mes përfaqësueseve është e dukshme.

Rastet e Kosovës? Më të interesuarit për të mos bërë gabime janë lojtarët. Topi nuk rrotullohej në mënyrën më të mirë. Nuk është një justifikim por duhet të përshtatesh me terrenin e lojës. Këto janë ndeshje të komplikuara”, u shpreh Luis Enrike.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"