Batistuta: U zemërova kur Mesi ma theu rekordin, por e bëri një “jashtëtokësor”

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 14, 2017 | 15:13

Batistuta: U zemërova kur Mesi ma theu rekordin, por e bëri një “jashtëtokësor”

22 qershor 2016. Argjentina mundte 4-0 Shtetet e Bashkuara të Amerikës duke fituar një vend në finalen e Kupës së Amerikës (humbur më pas ndaj Kilit): Lionel Mesi shënonte dy nga katër golat dhe hyri në historinë e kombëtares. Me golin e tij të 54-ët dhe 55-të me fanellën bardhekaltër, “pleshti” barazoi dhe pastaj theu rekordin e Gabriel Batistutës, si shënuesi më i mirë i Argjentinës.

batistuta

Ylli i Barcelonës shprehej kështu përpara një viti: “Jam shumë i lumtur për këtë rezultat, falënderoj skuadrën dhe gjithë shokët e skuadrës!”. Sot, me Mesin që ka mbërritur në kuotën e 61 golave, (në 123 ndeshje ndaj 54 në 77 të Batigolit) dimë edhe se çfarë mendon ai që nuk e mban më këtë rekord:

“A u zemërova nga fakti që Mesi theu rekordin tim? Pak po. Madje, shumë. Ishte një titull që e kisha unë. Udhëtoja nëpër botë dhe thoshin ‘ai është golashënuesi më i mirë i kombëtares argjentinase’. Unë mbërrita në kuotën e 54 golave, por Mesi do të bëjë shumë më tepër, madje dyfishin e atyre që shënova unë. Tani mjaftohem me faktin që do thonë se ‘ai vjen menjëherë pas jashtëtokësorit'”.

Pasi ka luajtur kundër Rusisë në Moskë në fundjavë, Mesi do të lihet pushim për miqësoren e sotme kundër Nigerisë, e cila do të zhvillohet në qytetin rus të Krasnodarit. Është plan i trajnerit Horge Sampaoli për të menaxhuar ngarkesën fizike të yllit të tij, në mënyrë që ai të mbërrijë në formë maksimale në Botërorin e verës së ardhshme.

Megjithatë, Batistuta e ka një të përbashkët me Leon. Ai ka fituar dy herë Kupën e Amerikës dhe Kupën e Konfederatave, ndërsa Mesi nuk ka ende asnjë trofe të rëndësishëm me fanellën e përfaqësueses.

Ofertat

Ish-sulmuesi i Fiorentinës tregon për “Telefe” edhe për epokën e tij me klubin violë: “U largova prej andej sepse ndihesha shumë komod dhe nuk më pëlqente kjo gjë. Kisha nevojë për një stimul më shumë. Çfarëdo gjëje që kërkoja më thoshin ‘po’. Ishte momenti për të ndryshuar.

Fiorentina ishte një skuadër e mesit së klasifikimit, por me bindjen se duke punuar mund të bëhej kampione. Nëse do të kisha kërkuar këtë, atëherë do të kisha shkuar te Reali i Madridit apo Mançester Junajtid, klube që më telefononin çdo vit. Por, unë vendosa të qëndroj me fanellën violë”.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"