Batha: Zgjodhëm mënyrën e gabuar për të mundur Vllazninë, Ahmataj më modern se Mema

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 8, 2019 | 20:34

Batha: Zgjodhëm mënyrën e gabuar për të mundur Vllazninë, Ahmataj më modern se Mema

Tirana barazoi në shtëpi ndaj Vllaznisë, në klasiken e futbollit shqiptar. Mesfushori Idriz Batha ishte një nga më të dalluarit në fushë për bardheblutë, teksa foli pas ndeshjes, duke veçuar se skuadra zgjodhi mënyrën e gabuar për ta mundur Vllazninë. Ai gjithashtu u shpreh se trajneri Ahmataj është më modern se Mema për sa i përket mënyrës së lojës.

bandicam 2019-11-08 20-30-37-365

“Ndeshja ishte e tillë që mund të fitonim por edhe të humbmim. Ishim më pranë fitores në pjesën e dytë. Kishim kontrollin por lamë edhe disa hapësira. Ishte derbi dhe nuk është habi që rezultati të ishte kundra nesh ose siç shkoi. Zgjodhëm mënyrën e gabuar sepse Vllaznia mbrohet shumë dhe nuk mund të luanim lojë të ngadaltë. Të gjithë duhet ta kuptojnë se çfarë fanelle kanë veshur dhe të hyjnë në zona të rrezikshme.

Duhet të luanim më shpejt, por duhet të marrim përsipër të futeshim 1 kundër 1, për të ç’ekuilibruar kundërshtarin. Shkodra dihet që do vinte për t’u mbrojtur.

Aktivizohen lojtarët që janë më në formë. Është problem më vete kur ke shumë lojtarë. Është zgjedhja e trajnerit. Nuk i hy këtyre diskutimeve. Është zgjedhja e trajnerit. Çdo trajner ka idetë e veta dhe mënyrën e vetë të punës. Edhe presor Ardi kishte të mirat dhe të këqijat e veta, si të gjithë ne.  Juli ka futur një mënyrë më të shpejt loje dhe pak më moderne”, u shpreh Batha.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"