Batha: Nuk patëm fat, ju tregoj sherrin me Tefik Osmanin

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 15, 2016 | 9:58

Batha: Nuk patëm fat, ju tregoj sherrin me Tefik Osmanin

Mesfushori Idriz Batha pas ndeshjes pohoi se fati nuk ishte me Partizanin dhe sqaron edhe incidentin me Osmanin. “E kemi kapur Skënderbeun në çdo centimetër të fushës.batha Ne jemi më të mirët për momentin, korçarët janë të njëjtët. Mendoj se goli i barazimit erdhi nga Zoti, e meritonim të fitonim. Kemi lënë shumë pikë në minutat e fundit edhe me skuadra të dorës së dytë, ky është futbolli dhe çdo gjë ndodh.

Duhet të pranojmë realitetin, sot (dje) nuk patëm fat. Tensioni me Osmanin? Patëm një debat që mbeti në fushë, ka qenë një keqkuptim. Jemi miq, Tefiku erdhi për të qetësuar situatën.

E kam unë fajin ndoshta, por edhe Osmani nuk e menaxhoi mirë situatën. Tani më mbetet ta qeras me një kafe (qesh). Penalltia? Edhe në këtë rast fati nuk na deshi.

Raçiç është goditës i mirë, por ndodh edhe të humbasësh, nuk pati fat. Në stërvitje të gjithë gjuajmë penallti, shënojmë, por kur na duhej gabuam. Jemi Partizani, do të vazhdojmë luftën dhe na presin edhe 10 finale. Edhe Skënderbeu mund të lërë pikë”, tha Batha pas ndeshjes

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"