Batha: Ndeshja më e dobët

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 14, 2015 | 10:26

Batha: Ndeshja më e dobët

Idriz BathaMesfushori i Partizanit, Idriz Batha, pas ndeshjes e pranoi se skuadra zhgënjeu në Korçë, por ai shprehet i bindur se ekipi do ta vijojë betejën për titull deri në fund. “Dua ta pranoj vërtet që bëmë ndeshjen më të dobët dhe më vjen keq që luajtëm dobët në Korçë.

Por dua të them edhe tjetrën, që Skënderbeu kishte shumë fat, pasi çdo gjuajtje që bënte, shënonte gol në portën tonë. Pesë gola janë vërtet tepër kur i shikon tani në përfundim të ndeshjes, por realisht nuk meritonim kaq shumë.

Ndoshta ishte edhe meritë e Skënderbeut që na mundi kaq thellë, gjithsesi ndihem i mërzitur pas kësaj disfate që kurrsesi nuk e mendonim që ndodhte përpara fillimit të takimit. Sidoqoftë, ne do të vazhdojmë luftën tonë për kreun, por që me këtë humbje, të gjithë e pranojmë që është diçka më e vështirë. Ne shpresojmë dhe besojmë shumë në 6 javët e mbetura”, u shpreh mesfushori i të kuqve pas ndeshjes.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"