Batha me gjilpëra në Zvicër, ja si do të luajë Tirana ndaj Jang Bojsit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 28, 2020 | 12:29

Batha me gjilpëra në Zvicër, ja si do të luajë Tirana ndaj Jang Bojsit

Tirana nis izolimin. Bardheblutë prej ditës së shtunë kanë nisur grumbullimin në një nga hotelet e kryeqytetit. Ishte vetë klubi bardheblu dy ditë më parë që konfirmoi se skuadra do të izolohet.

BATHA MUCI ISMAJLGECI

“Vetëm 5 ditë larg përballjes së tyre me skuadrën Young Boys në Bernë të Zvicrës, ekipi i KF Tirana prej ditës së shtunë do të qëndrojë në grumbullim. Pas përfundimit të seancës stërvitore të ditës të gjithë do të akomodohen në hotel ku do të qëndrojnë deri në ditën e nisjes. Skuadra nuk ka mungesa dhe do të vazhdojë të përgatitet për ndeshjen e datës 1 tetor”, shkruante klubi në “Facebook”. Po kështu, në stërvitjen e djeshme kanë edhe Idriz Batha, Erjon Hoxhallari dhe Denis Sasraku.

Të tre lojtarët kanë pasur shqetësime, por do të jenë pa problem në fushë. Edhe nëse ka probleme ndonjëri, sidomos Batha, mesfushori do të jetë në lojë me gjilpëra, duke sakrifikuar për bardheblutë. Tirana luan të enjten ndeshjen më të rëndësishme të sezonit dhe një kualifikim do të thotë histori për bardheblutë.

ORM

Formacioni – Me skuadrën e plotë Tirana do të luajë kundër Jang Bojsit me skemën e vet 4-2-3-1. Në portë, për herë të parë titullar, Visar Bekaj. Në mbrojtje, Toshevski, Najdovski, Vangjeli e Hoxhallari. Në mesfushë dyshja Batha-Çelhaka. Para digës treshja Kobina, Torasa e Kale, ndërsa në sulm i vetëm Ernest Muçi. Shpresohet shumë ardhja e Dansosë që të jetë i gatshëm për ndeshjen në Zvicër.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"