Batha i sigurt: Mundim Kukësin dhe rikthejmë… qetësinë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 5, 2019 | 18:05

Batha i sigurt: Mundim Kukësin dhe rikthejmë… qetësinë

Tirana rikthehet në fushë pas një periudhe të trazuar, dhe përballë këtë të shtunë do të ketë një takim të fortë ndaj Kukësit.

idriz batha

Mesfushori shprehet i sigurt se bardheblutë kanë ekpseriencën e duhur për të kaluar këtë situatë të vështirë, dhe nëse japin më të mirën me Kukësin, do të arrijnë një fitore që do i rikthejë qetësinë në grup.

ECURIA – E kemi kaluar atë periudhë, dhe për faktin që kemi disa kohë pa ndeshje. Ekipi e ka marrë veten dhe nuk i mungon eksperienca, që të kalojmë këto situata. Shpresojmë që të rikthehemi te fitorja, edhe me pak fat, dhe do na rikthehet qetësia.

NDAJ KUKËSIT – Do të jetë një ndeshje e vështirë përballë Kukësit. Është një skuadër që prej vitesh qëndron në krye të klasifikimit. Duke parë forcën tonë, edhe mund t’ia dalim. Nuk e di çfarë mund të bëjmë ndryshe,  por na mbetet të japim maksimumin.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"