Batha: Dua titullin me Tiranën, diferenca këtu nga Partizani është…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 22, 2019 | 22:16

Batha: Dua titullin me Tiranën, diferenca këtu nga Partizani është…

Idriz Batha ka komentuar të gjithë situatën që po kalon skuadra e Tiranës në këtë periudhë. Mesfushori i bardhebluve ka komentuar presionin ndaj trajnerit, rikthimin e Karabecit dhe ndjesinë përkrah tij në fushë, objektivat me 24 herë kampionët.

Batha

Kapiteni – “Karabeci ka vite që është pjesë e futbollit shqiptar dhe mbi të gjitha, ai ka eksperiencë. Të gjithë ia njohin vlerat. Kishte ardhur momenti, edhe pse nuk ishte gati deri para pak javësh. Ai po priste momentin, bëri mirë dhe unë personalisht u ndjeva i sigurt. Madje, jo vetëm unë, por edhe i gjithë ekipi”.

Laçi – “Nuk është e lehtë të fitosh kundër asnjë ekipi. Aq më tepër Laçi që ka vite në Superiore dhe ka një president që e njeh mirë futbollin dhe di të ndërtojë ekip që konkurron. E dinim që Laçi do të mbrohej dhe kështu që ne do të hasnim vështirësi për të arritur rezultatin. Mendoj se kemi bërë lojë të mirë dhe fitorja që morëm na qetëson disi”.

idi batha

Presioni te Tirana – “Një ekip me emrin të madh, fanellë të rëndë dhe për më tepër kur ka disa vite që nuk fiton një kampionat dhe në histori është mësuar gjithmonë të fitojë e të pretendojë, i fut trajnerët në presion. Sidomos në kampionatin shqiptar ku trajnerët janë të parët që rrezikohen më shpejt seç duhet, në disa raste. Humbjet me Partizanin e Kukësin u bënë dramë më shumë në media sepse brenda në skuadër nuk u trajtua ashtu. Nuk ishte hera e parë për ne që kemi pësuar humbje në karrierë. Të gjithë kemi eksperiencë dhe dimë si t’i kthejmë këto situata të vështira në favorin tonë. Ka ndeshje të tjera me Partizanin e Kukësin dhe do të shohim si do dalim”.

Derbi – “Te Tirana përjetohet më shumë derbi, për faktin se u bënë shumë vite pa fitore. Edhe te Partizani po të ishte kjo situatë, është normale që të përjetohet kështu pasi ka gjithmonë presion për derbin. Të gjithë e presin me padurim të thyhet akulli. Realisht, presioni është i pranishëm në futboll dhe jemi mësuar. Tirana është ekip i madh, edhe Partizani gjithashtu. Por Tirana duket te mentaliteti, te çdo tifoz, e çdo njeri që jeton me Tiranën”.

batha

Objektivat – “Personalisht, edhe në Vlorë shkova për të dalë kampion. Kam shumë vite që kam këtë objektiv. Nuk na mungon asgjë që ta arrijmë, por sigurisht që është e vështirë. Ne deri më tani kemi shfaqur probleme, por gjithashtu kemi mundësi për t’u përmirësuar. Deri në fund është rrugë e gjatë dhe do të kemi mundësitë tona.

Flamurtari – “Më vjen keq për Flamurtarin. Më vjen keq më shumë për lojtarët dhe sidomos për qytetin. Rrogat janë muhabete që diskutohen…”, deklaroi Batha në “Rubrika Sportive” në “RTSH”.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"