Batha: Çelësi i suksesit është atmosfera në ekip, të gjithë prisnin sakatimin tonë…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 14, 2020 | 8:42

Batha: Çelësi i suksesit është atmosfera në ekip, të gjithë prisnin sakatimin tonë…

Idriz Batha kthehet të flasë për derbin e fituar me Partizanin. Në një intervistë për TV “Klan”, mesfushori i bardhebluve rrëfen se çfarë u përmbys në sfidën me të kuqtë në fazën e dytë. 

batha

“Të gjithë prisnin që atë ndeshje (ndaj Partizani) të sakatoheshim, por menduam të mblidhnim forcat dhe t’u tregonim të gjithëve, që e kishin gabim, që nuk besonin te ne. Merita e të gjithëve, ndoshta edhe pak fat, por mendoj se çelësi i suksesit është atmosfera në ekip dhe një skuadër nëse është e bashkuar dhe ka harmoni brenda, mund të shkojë lart. Trajneri mendon se është edhe merita e Zotit për këtë mrekulli”, ka thënë Batha. Ky i fundit është një nga lojtarët që është aktivizuar më shumë këtë sezon.

/PANORAMASPORT.AL/

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"