BASTKEBOLL/ Titulli kampion do të vendoset në finalen e pestë! Tirana bën përmbysjen e madhe dhe barazon serinë me Besëlidhjen

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 1, 2023 | 22:32

BASTKEBOLL/ Titulli kampion do të vendoset në finalen e pestë! Tirana bën përmbysjen e madhe dhe barazon serinë me Besëlidhjen

Tirana në basketboll për meshkuj fitoi mbrëmjen e sotme 82-66 ndaj Besëlidhjes në finalen e katërt play off luajtur në “Feti Borova”, duke barazuar 2-2 serinë e takimeve.

341598302_892058061864322_2312105465487257808_n 

Lezhianën udhëhiqnin 2-0 në 2 ndeshjet e para, por kryeqytetasit kanë bërë mrekullinë teksa barazuan në 2 të fundit duke “gatuar” kështu një përmbysje të madhe për titullin kampion.  

Një ndeshje emocionuese për 30 minuta në një pallat sporti të mbushur plot, ku të dyja ekipet kërkuan fitoren, por duket se presioni te skuadra lezhjane ishte më i madh, duke mos dhënë në fushë atë që pritej. Ndërsa Tirana nuk kishte asgjë për të humbur dhe luajti më mirë, duke e merituar fitoren. 

tirana basket

Nëse Besëlidhja do të fitonte sot, gjithçka do të merrte fund por djemtë e Erkand Karaj u treguan më të zotë dhe lënë gjithçka për ndeshjen e 5-të dhe të fundit. Besëlidhja kërkon titullin e parë në histori ndërsa Tirana të 21-tin. 

Për Tiranën u dallua Davis me 24 pikë, ndërsa 40 pikët e dyshes Robinson-Bernard për lezhjanët mbetën për statistikë. 

Play off-Meshkuj 

Nd.1, Besëlidhja – Tirana, 93-77 

Nd.2, Tirana – Besëlidhja, 73-80 

Nd.3, Besëlidhja – Tirana, 63-76 

Nd.4, Tirana – Besëlidhja, 82-66 

Nd.5, Besëlidhja – Tirana, 4 maj 

 PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"