Bastisen zyrat e federatës gjermane, skandali për 4.4 milionë euro

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 8, 2020 | 16:51

Bastisen zyrat e federatës gjermane, skandali për 4.4 milionë euro

Rreth 200 policë tatimorë dhe disa forca të tjera policore në Gjermani kryen një kontroll “blic” në zyrat e Federatës Gjermane të Futbollit që ndodhen në Frankfurt. Gjithashtu, u kontrolluan edhe gjashtë shtëpi private të gjashtë punonjësve aktualë dhe ish-punonjës në DFB. Bëhet fjalë për përfaqësuesit e shteteve federale në Gjermani të Hesen, Bajern, Nordrain Vestfalen, Nidersahsen dhe Rainhard Pfalz.

Durchsuchung beim DFB

Sipas informacioneve të “Bild”, janë kontrolluar shtëpitë e ish-presidentit Rainhard Grindel në Rotenburg, ish-zëvendëspresidentit dhe aktualisht presidentit të Borusias së Dortmundit, Rainhard Rauball, në Herdreke, anëtarit Rainer Koh, ish-sekretarit të përgjithshëm Helmut Sandrok, arkëtarit dr. Shtefan Osnabryge dhe sekretarit të përgjithshëm Fridrih Kurtius. Akuzat e Prokurorisë së Frankfurtit ndaj Federatës Gjermane të Futbollit janë ato të evazionit fiskal. Dyshimet, sipas hetuesve, janë për “Evazion të palëve të treta ndaj taksave të korporatave dhe tregtisë në raste veçanërisht të rënda”.

Të ardhurat nga reklamimi rrethues i ndeshjeve ndërkombëtare në shtëpi të ekipit kombëtar gjerman të futbollit nga 2014 dhe 2015 thuhet se janë deklaruar qëllimisht gabimisht si të ardhura nga menaxhimi i aseteve, “në mënyrë që DFB t’i shpëtojë taksimit prej rreth 4.7 milion euro”. Sipas hetimeve të deritanishme, ekziston një dyshim që DFB e dinte për këtë pasaktësi tatimore, por e zgjodhi atë me vetëdije për t’i dhënë DFB-së një avantazh të madh tatimor.

DFB

Historiku: Përmes një kontrate të datës 11 dhjetor 2013, DFB thuhet se ka dhënë me qira të drejtat për të shfrytëzuar hapësirën për reklama për ndeshjet ndërkombëtare të ekipit kombëtar të futbollit për periudhën 2014 deri në 2018 te një kompani në Zvicër. Kjo kompani thuhet se ka marrë përsipër të respektojë ekskluzivitetin e sponsorit të përgjithshëm dhe furnizuesit të pajisjeve të përgjithshme të ekipit kombëtar dhe të mos u japë asnjë të drejtë konkurrentëve. Në vend të kësaj, përkundër dhënies me qira të këtyre të drejtave, DFB thuhet të ketë “marrë pjesë aktive në caktimin e hapësirës për reklamim rrethues”.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"