“Basti” i Shimës për Ligën Ballkanike: Tirana shkon në “play-off”

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 24, 2018 | 18:27

“Basti” i Shimës për Ligën Ballkanike: Tirana shkon në “play-off”

Skuadra kryeqytetase do të rinisë sot aven turën ballkanike në një ndeshje derbi mes shqiptarësh. Përballë do të ketë skuadrën prizrenase të Bashkimit. Kjo është një ndeshje rivalësh për shkak të renditjes, pasi skuadra e Tiranës qëndron një pozicion më poshtë se sa Bashkimi, por është kufiri që i ndan këto dy skuadra nga zona e “play-off”-it. Prizrenasit renditen të katërtit, ndërsa Tirana e pesta, edhe pse janë në kuotë të barabartë pikësh, por 11 pikë më pak të shënuara nga skuadra jonë e kanë spostuar në zonën jashtë “play-off”-it.

shima

Basketbollisti i shkëlqyer kryeqytetas, Gerti Shima, i cili ka dhe një aventurë në Kosovë, po me këtë skuadër gjatë sezonit 2015-’16 kur luante për Bashkimin, shprehet se skuadra e tij do ta ketë mjaft të vështirë për të marrë një fitore në këtë transfertë. Gjatë prononcimit për “Panorama Sport”, ai shprehet: “Është një ndeshje mjaft e vështirë, megjithëse nuk e njoh mirë, ndoshta aspak për sa i përket përbërjes së ekipit. Gjatë kësaj merkatoje, kjo skuadër ka ndryshuar totalisht ekip.

Ne shpresojmë që të luajmë një ndeshje të bukur dhe do të hyjmë në fushë për fitore. Kjo fitore është mjaft e vlefshme për kualifikimin tonë në 4 ekipet më të mira. Ajo do të na sigurojë një nga objektivat tona në këtë ligë ballkanike, kualifikimin në ‘play-off’. Edhe pse ka të tjera ndeshje në vijim dhe mundet që këtë synim ta pretendojmë më pas, kjo ndeshje e vulos përfundimisht kualifikimin. Skuadra është e mobilizuar për të dhënë më të mirën, në mënyrë që rrugëtimi ynë për më tej të jetë i sigurt”, ka përfunduar Gerti Shima, i cili ka realizuar deri tani 157 pikë në këtë aventurë ballkanike.

gerti shisha

Po sot do të jenë dhe dy përballjet e tjera, ku spikat ndeshja e derbit bullgar, midis kryesuesve të Bllokotekna kundër skuadrës së vendit të tretë, Levski. Takimi tjetër është ai që do të luhet mes dy skuadrave të fundit të tabelës, Akademiku me Ibar Rozhajën.

ABDULLA DUSHKU

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"