Basti i fituar i Igli Tares, tani e “adhurojnë” edhe tifozët e Romës

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 15, 2017 | 9:43

Basti i fituar i Igli Tares, tani e “adhurojnë” edhe tifozët e Romës

Ishte fitorja e Lacios, e Lotitos, Inzagit, por mbi të gjitha edhe e Igli Tares. Basti i vështirë që vuri me “veten” dhe tifozët bardhekaltër për të lënë jashtë kësaj finaleje sulmuesin Balde. Në deklaratën e tij përpara ndeshjes tha se lojtari nuk ishte shumë i përqendruar dhe të gjithë bashkë morën vendimin për të mos e grumbulluar.

Tare 1

Një vendim që përpara finaleve të rëndësishme është gjithmonë i diskutueshëm dhe përhap polemika, sidomos kur ekipi e humbet ndeshjen. Por, për fatin e mirë të Tares dhe drejtuesve të Lacios, ekipi u përgjigj shumë mirë në fushën e lojës dhe nuk zhgënjeu, pavarësisht se në fushë dhe as në stol nuk ishte Keita Balde.

imobile keita lacio

Tare fitoi jo vetëm Superkupën, por edhe një bast deri diku të rrezikshëm. Tani, drejtori sportiv i bardhekaltërve ka për detyrë të shesë sulmuesin. Ofertat për të nuk mungojnë, por mbetet të kuptohet destinacioni. Napoli, Juventus apo Inter. Të gjithë e kërkojnë, por do të vendosë Lotito me Igli Taren.

Tifozët e Romës – Ndodh shumë rrallë që një tifoz i Romës të bëjë lavdërime për lacialët, por Igli Tare ka arritur ta thyejë këtë barrierë. Pas fitores së Superkupës në rrjetet sociale ka pasur shumë tifozë të Romës, që i kanë thurur elozhe shqiptarit për punën që ka bërë në ekipin bardhekaltër dhe për lojtarët e afruar.

tifozet e romes

“Një binom perfekt. Pavarësisht se jam tifoz me Romën, dua t’i bëj komplimentet e mia trajnerit Inzagi dhe drejtorit Igli Tare. Ky i fundit është një njohës i mirë i futbollit”, shkruan njëri prej tyre. Njëri nga komentet më të bukura ishte: “Tare dhe Inzagi, nivel i lartë dhe çmim i ulët”!

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"