Bastexhiu Barton “var” këpucët dhe bëhet trajner në Angli

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 19, 2018 | 22:33

Bastexhiu Barton “var” këpucët dhe bëhet trajner në Angli

Xho Barton i ka dhënë zyrtarisht fund futbollit për t’u bërë trajner. Ish-mesfushori Bërnlejt është aktualisht i dënuar me 13 muaj pezullim për shkak se ka vendosur 1.260 baste gjatë 11 viteve të fundit, por më 1 qershor atij i përfundon dënimi dhe një ditë më vonë do të ketë mundësi të veshë tutat e trajnerit.

Barton

Klubi, me të cilin ka firmosur është Flitud Taun, klubin e 14- të në Ligën e Parë (kategoria e tretë). 35-vjeçari, i cili ka luajtur për Sitin, Njukasëllin, Bërnlejn, QPR-në dhe Rejnxhërsat, tha se mezi po e pret këtë aventurë të re.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"